Ligji për investimet e huaja nuk ka pasur pengesa në zbatim por problemi është korrupsioni i lartë, mosekzekutimi i kontratave, pritja e gjatë e investitorëve të huaj por edhe atyre vendor nëpër gjykata për zgjedhjen e kontesteve që i kanë pasur. Të gjitha këto kanë ndikuar për një imazh jo të mirë në Kosovë.
Kështu u tha sot në konferencën për promovimin e investimeve në Komunën e Gjakovës.
Në këtë konferencë po ashtu ka paraqitur shqetësimet edhe kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, e cila tha se mosformimi i bordit të AKP ka paralizuar punën në këtë komunë.
Ajo po ashtu ka treguar se më 28 dhe 29 korrik do të mbahet konferenca me Investitorë në Gjakovë.
Prokuroria nis hetimet për manipulime me vota në Suharekë
Presidentja thërret për nesër seancën konstituive të Kuvendi...
TKZ mbështetë protestën e 17 shkurtit: Drejtësia e vërtetë n...
Trump kundër Netanyahut? I thotë “jo” planit të ri për Bregu...
Ndërpritet uji në disa pjesë të Gjakovës, KRU “Gjakova” del ...
Përleshje e ashpër në NBA, policia hyri në fushë për të qetë...