Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” te “E diela shqiptare”, i ftua ishte Fatriu. Ai është me origjinë nga Golloborda e Dibrës, por prej 26 vitesh jeton në një fshat të Durrësit dhe ka tre fëmijë. Paola është fëmija i dytë dhe është 15 vjeçe.
Ata kanë jetuar për disa vite në Greqi. Sapo lindi vajza, Fatriu dhe bashkëshortja e tij e kalonin kohën duke punuar. Gjatë ditës ai punonte për të fituar para, ndërsa pasdite për të ndërtuar banesën e tyre. Ai rrëfeu se një ndër arsyet pse ka ardhur në studio është dhe pengu se nuk ka mundur ta përqafojë vajzën e tij kur ajo ishte një foshnje.
Por Paolo nuk është një adoleshente si gjithë të tjerat, ku sot pjesa më e madhe e të rinjve rrinë me me telefona në dorë. Ajo që në moshë të vogël është marrë me punët e shtëpisë dhe është kujdesur për familjen. Edhe pse sot është 15 vjeçe ajo nuk ka një telefon.
E pyetur nga Arditi se si është natyra e Paolës, Fatriu tha se është e mbyllur dhe nuk flet shumë më atë, ndërsa me nënën e saj është shumë më ndryshe.
Ajo ka tre gjëra që i ka hobi, gatimin, si mami i vetë, anglishten dhe një ëndërr që ka muaj që me lutet përditë është që ta regjistroj me skuadrën e Teutës në volejboll”.
Arditi: Mos je gjë pak fanatik ti?
Fatriu: Jam, pak se ne të zonës së Veriut, themi doli vajza, pale ku iku, mori çantë dhe iku…
Unë sot dua ti kërkoj vajzës falje se nuk i kam ndenjur pranë, nuk i kam bërë hyzmet në maksimum.
Por, ka dhe diçka tjetër. Ajo ka qenë 7 vjeç kur u punësuam tek Kastrati dhe që në atë moshë ka bërë të gjitha puna e shtëpisë dhe më përcillte më buzëqeshje ccdi ditë për në punë. Sot, do i them boll më, e ke vendin tek volejbolli.
Ky është momenti kur, Paola merr vesh që është e ftuar tek “E diela Shqiptare” , tek “Ka një mesazh për ty”.
“Nuk kam fjalë, sepse jam shumë e emocionuar”.
Paola është në klasën e 9-të dhe është 15 vjeçe.
Fatriu, babai i saj i jep mesazh Paolës.
“Ti e di që unë të dua më shumë se të gjithë, madje se dhe ajo e vogla, dhe kam ardhur këtu për të të thënë tre gjëra. E para ti nuk e mban mend, por kur ke qenë ë vogël dhe ne me mamin, nuk ti kemi plotësuar të gjitha gjërat, madje ka pasur raste që nuk të kemi mbajtur në krahë dhe përqafuar. Dhe këtë të kërkoj ndjesë. E dyta ti kë marrë rolin e gruas së shtëpisë dhe ti ke bërë të gjitha. Dhe dua të të falënderoj.
Edhe Paola nuk nguroi të shprehë ëndrrat e saj.
“E para janë mësimet e mija dhe ëndrra ime është që të jem pjesë e ekipit të volejbollit të Teutës, si dhe më pëlqen shumë anglishtja”.
Fatriu i premtoi dhe diçka tjetër vajzës së tij. “Unë i premtoj që do të regjistroj në një kurs kuzhine, ashtu si mami i vet”.
Pas përfundimit të mesazheve dhe premtime, Paola mendoi se emisioni përfundoi aty, por në të vërtetë surprizat sapo kishte nisur.
I pranishëm në studio erdhi Edmondi trajneri i volejbollit të Teutës së bashku me vajzat e ekpitit.
“Unë e dëgjova bisedën e babait tuaj dhe gjithë dëshirën që keni. Ju mirëpres në ekip. Dhe ju pres të vini sa më parë në ekipin tonë”.
Kapitenia e skuadrës Artjola Rexhepi i bëri dhe një surprizë, Paolës, ajo i tha uniformën e skuadrës së volejbollit të Teutës. Më pas ato u stërvitën për disa minuta në studion e të “Dielës Shqiptare”.
Ky ishte dhe një tjetër moment emocionues për Paolën dhe babain e saj. Urojmë që Paola të bëhet një volejbolliste e zonja dhe të fitojë sa më shumë kupa me skuadrën e saj të zemrës./tvklan.al
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...