Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia janë anëtarë të Kombeve të Bashkuara edhe pse i përkisnin një shteti të përbashkët, Bashkimit Sovjetik. Por kjo nuk është një model për Kosovën që të bëhet anëtare e OKB-së.
Kështu po thotë ish-ministri i jashtëm jugosllav dhe ish ambasador në Kombet e Bashkuara, Vladislav Jovanoviq kur u pyet për mundësinë që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.
Sipas tij, çështja e këtyre shteteve të Bashkimit Sovjetik, është e ndryshme nga rasti i Kosovës që dikur ishte pjesë e Jugosllavisë.
“Në mënyrë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së është e nevojshme të ketë një zgjidhje me Kosovën në dialogun që po vazhdon me Serbinë”, thotë Jovanoviq, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, më shumë se Brukseli dialogun mes dy vendeve, po e përcjell Amerika.
Ai thotë se SHBA-të janë të interesuara për zgjidhje pozitive për Kosovën.
“Edhe pse Brukseli po i mbikëqyr këto deklarata, BE-ja është një partner më i vogël i Kosovës se Amerika. Është në interesin e amerikanëve të gjejnë një zgjidhje për Kosovën”, thotë Jovanoviq.
Ndryshe, marrëveshja ligjërisht e detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është theksuar edhe në Strategjinë e Zgjerimit të BE-së.
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje