Njihet për zërin e saj, këngët, çmimet në festivale, por për jetën private të Anxhela Peristerit nuk dihet thuajse asgjë pasi këngëtarja prej vitesh ka preferuar të mos prononcohet nëse është apo jo në një lidhje.
E pyetur sot gjatë intervistës në “Xing me Ermalin”, sërish për këtë çështje, Anxhela vendosi të mos deklarohet më single. Jam në një lidhje, jam e dashuruar.
Po e bëj sot për herë të parë publike”, u shpreh Anxhela teksa publiku brohoriti. “Po prisni, prisni. Ai është George Clooney”, tha këngëtarja duke i zhgënjyer të gjithë.
“George të dua zemër”, u drejtua Anxhela nga kamera dhe dërgoi një puthje për aktorin e njohur amerikan i cili është i martuar dhe baba i dy fëmijëve. /Xing.al/

Bora “shkrin” Sigal Prishtinën në sfidën e parë çerekfinale ...
Hungari: Numërohen 21.54% e votave, kryeson Tisza me 128 ulë...
Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorë...
Nis publikimi i rezultateve, me 6.5 përqind të votave të num...
Vedat Muriqi dërgon këpucët në muzeun e Mallorcas pasi theu ...
Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...