Dy aktoret e famshme Meryl Streep dhe Jennifer Lawrence janë shprehur publikisht se producenti nuk i ka ngacmuar kurrë seksualisht dhe se puna me të ka qenë e qetë dhe e rehatshme.
Këto deklarata që tregojnë një eksperiencë personale pa i dalë në mbrojtje atij, janë përdor nga Weinstein për të dalë i pafajshëm nga situata e krijuar.
Ndërkohë që shumë akuzime kanë shkuar për të, përfaqësuesit e tij kanë shfrytëzuar fjalët e aktoreve për të nxjerrë producentin si të pafajshëm.
Meryl dhe Jennifer kanë reaguar publikisht duke thënë se fakti që ato nuk janë ngacmuar apo përdhunuar nga Harvey nuk nënkupton që ai nuk është fajtor .
Sipas tyre, ai dhe përfaqësuesit e tij janë njerëz shfrytëzues që shtrembërojnë të vërtetën për përfitime personale.
Menjëherë Weinstain ka kërkuar falje publike për keqpërdorje të këtyre deklaratave duke theksuar se nuk ka qenë ky qëllimi i citimit. Ndërkohë hetimi për akuzat e ngriturat ndaj tij vazhdojnë ende. /lapsi.al/
Presidenti i ardhshëm gjerman do të zgjidhet në janar 2027
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 5
AAK shtron iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës
Integrimi në BE dhe anëtarësimi në KiE, temë diskutimi mes K...
Maqedonci: Projektligji për industrinë e mbrojtjes, hap i rë...
Kanosën një person, katër persona intervistohen në polici – ...