Në Maqedoni ka spitale të shumta, por cilësia e trajtimit ka rënë nga viti në vit.
Kur të kihet parasysh edhe rroga mjaft e ulët, atëherë mund të themi se është bërë shumë vështirë për sektorin e shëndetësisë.
Kjo vështirësi shtohet dita ditës sepse kuadri mjekësor vazhdon ta lëshojë vendin dhe të kërkojë një të ardhme më të mirë në vendet evropiane, ku u jepet hapësirë pune dhe rroga më të larta.
Se situata me spitalet në Maqedoni është e rëndë tregon edhe çështja e bakterjeve spitalore, që shfaqen si rezultat i papastërtisë. Rasti konkret diskutohet në emisionin “24 Analiza”, ku flitet për mungesën e higjienës, kuadrit mjekësor, etj.
Bëhet fjalë për një grua të cilës do t’i amputohet këmba për shkak se është infektuar nga bakterjet spitalore në një spital në Shkup, që ka ardhur si rezultat i papastërtisë në spital./Telegrafi
G7 mbledhje ne Paris, pritet të diskutohet për luftën në Ukr...
Kosova e dyta më e varfër në Evropë, Murati tenton të arsyet...
KPK shpall konkursin për Kryeprokurorin e Shtetit
Plagosja e policit në Tiranë, shpallen në kërkim 2 vëllezër
Bomba e merkatos, José Mourinho rikthehet te Real Madrid!
E dhimbshme: Ky është personi që vdiq në aksident trafiku në...