Ministria për Punë dhe Politika Sociale (MPPS) do të kallëzojë penalisht 11 persona nga shtëpia e kujdesit “25 maji” në lidhje me shfrytëzimin seksual të të miturës R.I.
Këta persona do të kallëzohen për pamaturi në punë gjatë shërbimit, si edhe për lirim të personit të mitur.
Kallëzimi do të ngritet në Prokurorinë themelore në Shkup kundër të gjithë personave të cilët ishin të obliguar të veprojnë dhe të ndërmarin hapa zyrtar për rastin e R.I, në periudhën 2012-2017.
Gjithashtu janë ngritur 12 nisma për procedurë disciplinore për profesionistë, për kryerje të veprës për kundërvajtje në rastin në fjalë, në pajtim me Ligjin për mbrojtje sociale./Telegrafi
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...