Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i është kundërpërgjigjur udhëheqësve të Serbisë, pas kritikave që mori prej tyre, për deklaratat e tij rreth Kosovës.
Udhëheqësi slloven ka thënë se vendi i tij dhe Serbia kanë pikëpamje të ndryshme për Kosovën.
Kosova është një prej çështjeve madhore politike, për të cilat Sllovenia dhe Serbia kanë pikëpamje dukshëm të ndryshme, ka thënë Pahor, të mërkurën.
Presidenti slloven ka shkaktuar zemërim të madh në Beograd, ditë më parë, pas vizitës që realizoi në Kosovë, duke thënë se Sllovenia do të angazhohet për të siguruar njohjen e Kosovës nga shtetet e Bashkimit Evropian që s’e kanë bërë një gjë të tillë ende.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...