Shpallja e Pavarësisë së Kosovës u bë para dhjetë vjetëve në Kuvendin e Kosovës. Por, ishte ish-kryeministri Hashim Thaçi i cili e lexoi para deputetëve Deklaratën e Pavarësisë.
Jakup Krasniqi, që në atë kohë ishte kryeparlamentar, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka deklaruar se ka pasur tendenca që të personalizohet shpallja e Pavarësisë së Kosovës, por kjo, sipas tij, është meritë e qytetarëve të vendit dhe jo e liderëve. Gjatë kësaj interviste Krasniqi ka komentuar edhe debatin që po zhvillohet në lidhje me flamurin e Kosovës nëse ky i njëjti duhet të vendoset “Te rrethi” në Prishtinë apo të qëndrojë aty flamuri kombëtar.
“Unë shumë herë jam betuar para flamurit kuqezi dhe asnjëherë para flamurit të Kosovës. Ai është flamuri që na mbush emocione, por këtë të Kosovës duhet ta shohim si flamur të shtetit të pavarur”, ka theksuar Krasniqi.
Ai ka folur edhe për punën e qeverisë “Haradinaj”, pjesë e së cilës është edhe partia e tij Nisma Socialdemokrate, duke thënë se pritjet i kishte më të mëdha./Zëri/
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...