Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Finlandës, Pia Stjernvall, transmeton arbresh.info.
Presidenti Thaçi ka uruar atë për detyrën e re, duke i ofruar mbështetje të plotë në ushtrimin e postit të ambasadores në Kosovë.
“Do të jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen që Finlanda i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat, nga shpallja e pavarësisë, deri te shtet ndërtimi dhe forcimi i subjektivitet ndërkombëtar”, ka theksuar Presidenti.
Presidenti Thaçi ka ofruar ambasadores Stjernvall mbështetje në forcimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve.
Nga ana tjetër, ambasadorja e re e Finlandës, Pia Stjernvall ka thënë se Finlanda do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën.
Presidenti Thaçi në fund ka falënderuar ambasadoren për njohjen që Finlanda i ka bërë Kosovës, duke kontribuar kështu në paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe Evropë./arbresh.info/
Kenny Hasbrouck i bashkohet Trepçës
Vit i jashtëzakonshëm për Dion Gallapenin, vlera e tij në tr...
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...