Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, në Shkodër.
Policia bën me dije se mjeti tip Skoda me targë KS 01-168 KR ka përplasur një këmbësor, akoma të pa identifikuar, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Drejtuesja e mjetit, 47-vjeçarja me iniciale L. M., nga Gjakova, Kosovë, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Blutë e Shkodrës sqarojnë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /GazetaExpress/
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...