Ndërtimi i Korridorit 8 në pjesën hekurudhore Kërçovë-Lin është prioritet i Qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Kështu deklaruan drejtorët e dy ndërmarrjeve hekurudhore Irfan Asani dhe Ani Dyrmishi, pas realizimit të takimit mes tyre në Shkup.
Drejtori i Ndërmarrjes Publike Hekurudhore “Hekurudhat e Maqedonisë”, Irfan Asani, drejtorin e “Hekurudhave Shqiptare”, Ani Dyrmishi, e informoi për aktivitetet që i ndërmarrin “Hekurudhat e Maqedonisë” dhe qeveria për fillimin e ndërtimit të linjës hekurudhore Kërçovë-Strugë-Lin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nga ana e Maqedonisë veçmë është përgatitur projekt për ndërtimin e hekurudhës nga Kërçova deri te kufiri shqiptar dhe tani punohet në definimin e pikave të lidhjes së dy hekurudhave”, tha Asani.
Ndërsa drejtori i hekurudhës shqiptare Ani Dyrmishi, tha se prioritet i qeverisë shqiptare është lidhja hekurudhore e Shqipërisë me Maqedoninë.
“Kemi përfunduar projektin e fizibilitetit për këtë pjesë të hekurudhës, shpresojmë që shumë shpejtë të dimë edhe koston përfundimtare të këtij projekti, por qeveria shqiptare i ka dhënë prioritet të veçantë ndërtimit të kësaj linje hekurudhore e cila do të sjellë përfitime ekonomike për të dy shtetet”, është shprehur Dyrmishi.
Pritet që deri në vitin 2023 linja hekurudhore Maqedoni-Shqipëri, tërësisht të jetë funksional korridori 8. Në fund të takimit dy drejtorët e hekurudhave u zotuan se bashkëpunimi do jetë edhe më i ngushtë.
Kosova e mbyll grupin si lider, barazim me Malin e Zi
Orban pranon humbjen, uron Magyarin
Partia e tij po kryeson me 135 ulese ndaj Orbanit, reagon Ma...
Bora “shkrin” Sigal Prishtinën në sfidën e parë çerekfinale ...
Hungari: Numërohen 21.54% e votave, kryeson Tisza me 128 ulë...
Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorë...