Si rezultat i hetimeve disa mujore dhe aplikimit të masave të fshehta dhe teknike nga Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion në Gjilan, janë siguruar informata të nevojshme dhe me datën 07.02.2018, është ekzekutuar urdhëresa e Gjykatës Themelore në Gjilan, për simulimin e blerjes së parave të dyshuara si të falsifikuara nga personat e dyshuar, transmeton arbresh.info.
Gjatë realizimit të urdhëresës, me rastin e simulimit të veprës penale, njësitet policore kanë arritur të ndalojnë tre persona të dyshuar, (në një pompë të derivateve në komunën e Kllokotit) dhe gjatë kontrollimit të tyre janë gjetur dhesekuestruar; një armë e llojit bereta, me 6 copë fishekë, para në kartëmonedha prej192x100 me vlerë të përgjithshme prej 19.200 € (nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind) €, tëcilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
Vlen të cekët se kjo shumë e parave të falsifikuara do të blihej për 5.000 (pesëmijë) euro para origjinale.
Në këtë operacion policor janë arrestuar të dyshuarit:
Pas arrestimit të personave të dyshuar, është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Gjilan i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e tre të dyshuarave të lartshënuar./arbresh.info/
Deputeti i VV-së shkakton të qeshura në Kuvend, e ngatërron ...
Haxhiu ‘ironizon’: Veç edhe presidenti na ka mbetë, edhe kre...
FIFA rrit përsëri çmimet e biletave
Ministri shqiptar: Samiti i Diasporës, platformë kyçe për ba...
Rritja e faturave të energjisë për shkak të luftës, Starmer ...
Partitë pajtohen që rezoluta e PDK’së për luftën të votohet ...