Lëvizja Vetëvendosje ka anuluar konferencën e paraparë të mbahej sot në ora 14:00, raporton Arbresh.info.
Edhe pse në njoftimin e dërguar një ditë më parë, Vetëvendosje nuk kishte treguar arsyen e kësaj konference, as në njoftimin e dërguar para disa minutash për anulimin e konferencës nuk jep detaje të këtij anulimi.
Zjarri që ka kapluar mëngjesin e sotëm një banesë në rrugën afrim Vitia, saktësisht te Parku i qytetit në Prishtinë, mund të jetë shkaktar i anulimit t kësaj konferencë, pasi bëhet e ditur se në këtë ndërtesë banon i pari i VV-së, Albin Kurti.
Edhe pse në njoftimin e saj, Policia e Kosovës tha se nga shpërthimi i zjarrit në këtë banesë nuk ka shkaktuar të lënduar, nuk dihen ende arsyet e anulimit të kësaj konference./Arbresh.info

Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...