Tërmeti i fuqishëm që goditi një ditë më parë Tajvanin, me magnitudë 6.4 ballë, përveç shumë ndërtesave, madje duke çarë edhe rrugët, ka shembur edhe një hotel shumë katësh.
Të paktën 2 persona raportohen deri tani të vdekur, ndërsa më shumë se 180 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga tërmeti.
Mediat lokale raportojnë se rreth 30 persona mendohet të kenë mbetur të bllokuar në katet e para të hotelit “Marshal”.
Videot e publikuara nga banorët e qytetit Hualien shfaqin dëmet serioze që ka shkaktuar tërmeti.
Epiqendra e tërmetit ishte pranë qyteti Hualien, shumë pak kilometra nën sipërfaqen e tokës, diçka që e bëri kaq shkatërrimtar.
Tërmeti i fuqishëm u pasua nga disa lëkundje dytësorë të fuqishme që i tmerruan edhe më shumë banorët e qytetit.

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...