Sulmuesi anglez i Evertonit, Wayne Rooney, ka zbuluar partnerin tij të preferuar në sulm gjatë kohës së tij në Manchester United.
Rooney ka deklaruar se Carlos Tevez ishte bashkëlojtari i tij i preferuar në kohën e tij si futbollist i Manchester United.
32 vjeçari ka luajtur me shumë sulmues të talentuar në Old Trafford duke përfshirë Cristiano Ronaldo, Ruud van Nisterloy, Louis Saha, Dimitar Berbatov, Robin van Persie, Miachel Oëen dhe Zlatan Ibrahimovic.
Tevez ka fituar titullin e Premierligës dy herë, një herë Ligën e Kampionëve për dy sezone sa ishte pjesë e ‘djajve të kuq’ dhe Rooney beson se ka shkëlqyer kur ka luajtur në prani të argjentinasit.
“Tevez është partneri im i preferuar”, tha Rooney për Sky Sports.

“Ne përshtatshim lojën tonë. Saha ishte i mrekullueshëm po ashtu, por partnerishipi me Tevezin ishte më mirë, për shkak se luanim për njëri-tjetrin dhe i qëndronim pranë njëri-tjetrit. Ai do të shkonte përpara, ndërsa unë luajsha prapa tij”, shtoi ai.
“Unë gjithmonë do ta mbajë mend, sigurisht se ka qenë e tmerrshme për mbrojtësit të luanin kundër nesh. Kur nuk e kishim topin, ne bënim presion të jashtëzakonshëm. Ne filluam të luanin mirë që nga fillimi, unë me të vertetë jam kënaqur duke luajtur me të”, përfundoi Rooney.
Tevez ishte transferuar në United në vitin 2007 nga West Ham United në formë huazimi dhe në 63 paraqitje kishte shënuar 19. /arbresh.info/
Siria shënon një vit nga rrëzimi i Bashar al-Assad
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq