Nga trupi gjykues kërkojnë që lënda për rastin “Almiri” të rikthehet nga fillimi për shkak se kanë kaluar 90 ditë nga seanca e fundit, e cila u mbajt 1 nëntor të vitit të kaluar.
Pala mbrojtëse e familjes Aliu kërkoi nga gjykatësja Maja Denkovska që kjo lëndë t’i merret prokurores publike Suzana Kusigierska sipas nenit 33 të Kodit penal për shkak të përfaqësimit jo të barabart. Avokati Asmir Alispahiç tha se prokurorja ka mbajtur anën e të akuzuarit Boban Iliq, duke mos e pyetur neuro-psikiatrin se a e ka bërë veprën penale me paramendim. Për këtë kërkesë trupi gjykues aktualisht po konsultohet me dyer të mbyllura.
Kjo seancë vjen pas shtyerjes së seancës së 21 janarit, të cilës i parapriu edhe protesta e iniciativës qytetare ku kërkohej nga Prokuroria Republikane që lënda të mos rikualifikohet nga vrasje me paramendim në aksident trafiku me pasoja vdekjeje. Rasti buroi si pasojë e ngjarjes tragjike të verës së dy viteve më parë në Kumanovë, ku pas një përleshjeje fizike në mes familjes Iliq dhe Aliu, I dyshuari Iliq u akuzua për shkelje për vdekje të 4 vjeçarit Almir Aliu./TV21/

Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...