Partia opozitare Lëvizja Besa nëpërmjet një kumtese me shkrim ka shprehur pakënaqësinë e saj për shkak të anashkalimit të tyre nga partitë e Qeverisë së Maqedonisë në lidhje me takimin e caktuar sot ndërmjet kreut qeveritar dhe partisë opozitare maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Takimi i sotëm mes kryeministrit, kryetarit të shtetit dhe kryetarëve të BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së është edhe një mospërfillje e shumicës të vullnetit të shqiptarëve në Maqedoni, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.
Duke qenë të përkushtuar dhe konstruktiv në procesin e negociatave që po zhvillohen rreth emrit të shtetit mes Maqedonisë dhe Greqisë, ne ndjehemi të indinjuar që shumica e shqiptarëve që sot nuk përfaqësohen nga BDI janë lënë jashtë tryezës për të informuar rreth procesit të negociatave për çështjen e emrit.
Është e pakuptueshme qasja e këtyre protagonistëve që po eliminojnë zërin e opozitës duke mos e ftuar partinë më të madhe opozitare të shqiptarëve në Maqedoni, pra Lëvizjen Besa në një takim me një rëndësi kaq të madhe për të ardhmen e shtetit.
Prandaj, duke u nisur nga ky fakt, i bëjmë thirje kreut shtetëror, që urgjentisht të ndryshojë qasjen e saj selektive ndaj proceseve kaq të rëndësishme politike për të ardhmen e vendit, dhe të konsiderojë votat e opozitës shqiptare si përfaqësues legjitim të shumicës të shqiptarëve në Maqedoni duke i respektuar dhe bashkëbiseduar çështjet që kanë të bëjnë me të ardhmen e vendit, theksojnë nga Lëvizja Besa, thuhet në kumtesën e kësaj partie./telegrafi/
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...
Kylian Mbappé rrezikon të mungojë ndaj Benfica për shkak të ...
Mbi 3,200 persona lirohen pas amnistisë në Venezuelë
Të paktën 73 persona u vranë në përpjekje për ta kapur “El M...
Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Prishtinë
Dialogu Kosovë–Serbi, Vuçiq takohet sot me Sorensen