Dy vjet pas vrasjes së Suela Sulajt nga Shkodra, e cila u gjet e pajetë në tualetin e mobilierisë së të shoqit, Policia e Shkodrës ka arrestuar një tjetër person si bashkëpunëtor në të.
Ai është Fatjon Karmeshtna, 35 vjeç.
Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për vrasjen e bujshme të Sulajt.
Fillimisht, për të u tha se u vetëvra, por ekspertiza mjekoligjore provoi se viktima ishte mbytur.
Madje, Policinë e ka lajmëruar bashkëshorti i saj, Sadetin Sula, i cili është i arrestuar dhe për të ka një proces gjyqësor te Krimet e Rënda.
Hetimet tregojnë se Sula ishte personi që qëndron pas vrasjes, së bashku me Karmeshtën, që rezulton se ka qenë punëtor në fabrikën e tij.
“Panorama” disponon urdhrin e plotë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku jepen detaje hetimore se Sula porositi vrasjen e bashkëshortes së tij, ndërsa ekzekutuesi ishte Karmeshtna.
VRASJA
Sipas dosjes hetimore, viktima u gjet e pajetë më 18 prill të vitit 2016, në orën 12:30, në fshatin Melgushë të Shkodrës. Trupi u gjet në tualetin e mobilierisë, në të cilën viktima ishte bashkëpronare. Ajo ishte shoqëruar në punë nga bashkëshorti i saj, Sadetin Sula, i cili më pas është kthyer në qytetin e Shkodrës. Deri në atë moment, rasti ishte konsideruar si vetëvrasje, por ekspertët mjekoligjorë arritën në konkluzionin se ajo ishte mbytur me duar nga një person. Më datën 7 prill 2017, nën akuzë u vu Sadetin Sula, i cili akuzohet për “vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Motivi i vrasjes dyshohet se ka qenë xhelozia. Por në zbulimin e mënyrës se si u krye krimi ndihmuan tabulatet telefonike. Nga to rezultoi se Sadetin Sula fliste shpesh me punëtorin Karmeshtna për gruan e tij dhe xhelozinë.
TESTI I ADN-SË
Marrja në pyetje e të arrestuarit për vrasjen tregoi se ai ishte shumë konfuz në dëshminë e tij. Për këtë arsye u ngritën dyshime se Karmeshtna ishte ekzekutori i krimit të porositur nga Sadetin Sula. Për këtë u krye një aktekspertim biologjik i një shisheje uji në vendin e ngjarjes, nga e cila u përftua profili gjenetik që përputhet me të arrestuarin. I njëjti rezultat u dha edhe nga analizat e ADN-së së kampionëve të marra nga thonjtë e viktimës, ku u përftua i njëjti profil gjenetik me të arrestuarin. Nga kjo rezulton se viktima është vrarë nga Karmeshtna dhe ka bërë rezistencë. Ai e ka mbytur Suela Sulën duke i vënë duart në fyt, ndërsa kjo e fundit ka bërë rezistencë./Panorama/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...