Ditëve të fundit Shtetet e Bashkuara ia refuzuan vizën gjeneralit serb Lubisha Dikoviq, i akuzuar për krime lufte, transmeton portali arbresh.info
E sot është publikuar një mini-listë e disa personave që janë të padëshiruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Në një listë sekrete të serbëve padëshiruar në SHBA janë Miroslav Miskovic, Ceca, Vojislav Sheshel, Aca Lukas, Merima Njegomir, Goran Radosavleviq Guri, por edhe kreu i Shtabit të Përgjithshëm Lubisha Dikoviq, të cilit kohëve të fundit iu mohua viza nga SHBA-të, megjithëse ai ishte i ftuar të mbante një ligjëratë atje, shkruan sot “Telegrafi serb”.
Duket se viza i refuzohet Cecës për shkak të martesës me kriminelin e luftës Zeljko Raznatoviq Arkan, ndërsa Lubisha Dikoviqit për shkak të prapavijës ushtarake./Arbresh.info/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë