“Nuk do të lejoj që t’i vendosni në rrezik marrëdhëniet me Brukselin dhe Uashingtonin. Nëse nuk arrini marrëveshje, BDI menjëherë do të dalë nga Qeveria”, kështu “Dnevnik” mëson se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti iu është kërcënuar liderëve të LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së, gjatë takimit të mbrëmshëm kur u duk se nuk do të ketë Marrëveshje, transmeton “Zhurnal”.
Kërcënimi i Ahmetit ka qenë i dyti dhe më bindësi kësaj radhe pas herës së parë kur liderët nuk u morrnë vesh në Strasburg.
Sipas informacioneve, kërcënimi i Ahmetit ka qenë se do të dalë nga Qeveria, por jo edhe nga Kuvendi pasi kishte marrë përsipër që t’i përmbajë reformat strukturore nga rekomandimet e Pribes-s dhe Komisionit Evropian. Kërcënimi ka qenë se Ahmeti do të dalë nga qeveria, por do të qëndrojë në Kuvend dhe nuk do të ketë së shpejti zgjedhje, pasi partia e tij do t’i votojë reformat në Kuvend.
Moti i keq godet Marokun, viktima e të zhdukur/ Mbi 150 000 ...
Zarf i kuq për Elijonën në Big Brother VIP
Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbë...
Durmishi: Gjykata Speciale është e padrejtë dhe nuk do të du...
Pas shkarkimit të Lecit, Liria emëron Ismet Munishin në krye...
Aksident mes tri veturave në Klinë, lëndohen katër persona