Ka nisur në Gjirokastër, evakuimi i 17 familjeve në pallatin 5-katësh dhe i 3 familjeve në banesën 2-katëshe që ndodhen në lagjen ‘Punëtori’ pasi rrezikohen nga rrëshqitjet e dherave.
Vendimi është firmosur mbrëmjen e së dielës nga kryebashkiakja Zamira Rami, ndërsa familjet e evakuuara janë vendosur në Konviktin e Shkollës së Mesme Pedagogjike deri në një vendim përfundimtar. Bashkia e Gjirokastrër për zbatimin e vendimit kërkon ndihmën e Prefektit dhe Policisë lokale, njofton shqiptarja.com.
Familjet që banojnë në pallatin 5-katësh prej 3 ditësh kanë bërë apel për ndihmë te strukturat lokale dhe qendrore, por vendimi është marrë vetëm mbrëmë.
Deri në momentin që u zhvendosën te Konvikti i Shkollës së Mesme Pedagogjike banorët e pallatit qëndruan në qiell të hapur, pasi nga çarja e tokës dhe rrëshqitja e dherave 5- katëshi rrezikon shembjen.Tmerri për banorët vijon, pasi në pallatin që rrezikohet sot të shembet, u kompensuan të dëmtuarit e 2008, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet për rastin./shqiptarja.com/
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...