Drejtori Ekzekutiv i KIPRED-it, Lulzim Peci përmes një statusi në profilin e tij në facebook, ka shkruar se me themelimin e Gjykatës Speciale , Kosova do të jetë vendi i parë i ish Jugosllavisë, e cila dy herë do të hyjë në siç ka shkruar ai “pastrimin kimik”, të drejtësisë ndërkombëtare, shkruan arbresh.info.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Me Gjykaten Speciale, Kosova do te jete vendi i pare i ish-Jugosllavise i cili dy here do te hyn ne “pastrimin kimik” te drejtesise nderkombetare. Kete “pastrim kimik”’Kosova mund ta kthej ne avantazh te forte nese per te nderton nje narrative te politikes se jashtme dhe te brendshme te nje shteti modern te bazuar ne vlerat perendimore.
Nese kete Kosova e bene per se mbaru, atehere BE-ja duhet te mendohet mire e mire se si do ta pranoj Serbine ne klubin e vet, pa i trajtuar as per se afermi krimet e luftes, te cilen as dhjete gjykata speciale veshtire se do ta pastrojne”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur