Paracetamoli për shumicën është ndihma e parë kur ndiejnë dhembje, mirëpo assesi nuk bën të pini më shumë se kjo dozë!
Paracetamoli dhe ibuprofeni më së shpeshti përdoren për eliminimin e dhembjeve. Funksionimi i paracetamolit është në rregullimin e sinjaleve të dhembjes të cilat vijnë nga truri.
Shpesh përdoret për zbutje të llojeve të ndryshme të dhembjeve, si edhe për rregullimin e problemeve me gripin dhe për ulje të temperaturës.
Marrja e më shumë paracetamolave sesa doza e lejuar mund të rrezikojë gjithë organizmin, posaçërisht është i rrezikshëm për shëndetin e mëlçisë, transmeton Telegrafi.
Doza e lejuar ditore e paracetamolit është 500 mg për të rriturit dhe 1 deri në 2 tableta 3 deri në 4 herë në ditë, me ç’rast nuk bën ta tejkaloni dozën prej 4 gramëve (8 tableta gjatë 24 orëve.
Distanca midis marrjes së tabletave duhet të jetë rreth 4 orë.
Paracetamolin assesi nuk bën ta pini pa u konsultuar me mjekun.
Para dhënies së paracetamolit fëmijëve më të vegjël se 12 vjeç bisedoni rreth dozës me mjekun, ndërkaq ilaçi nuk u rekomandohet fëmijëve më të vegjël se 6 vjeç, por atyre u jepen shurupe.
Assesi mos e kombinoni paracetamolin me ilaçin tjetër pa u konsultuar me mjekun.
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira