Sulmuesi holandez, Robin Van Persie, i cili ka luajtur me Manchester United, ka nënshkruar të martën një kontrate për tre vjet me klubin turk te Fenerbahçe, para se te prezantohej para 10.000 tifozëve.
31-vjeçari (98 seleksione), i cili shkoi në Turqi të dielën për tu angazhuar me klubin turk, nënshkroi kontratën në mjediset e stadiumit Sukru Saracoglu, ku ai u prit nga mijëra tifozë.
“Unë tashme bej pjesë në familjen e Fenerbahçe (…) Unë do të bej gjithçka që të fitoj trofe me Fenerbahçe dhe ju do te jeni të kënaqur”, u shpreh sulmuesi ne anglisht. “Tesekkürler (faleminderit) Fenerbahçe”, theksoi ai.
Nënkampioni i botës më 2010 ka luajtur nga sezoni 2012-2013 me Manchester United, ku ka shënuar 58 gola në 105 ndeshje, duke fituar Premier League në 2013.
Ai ka luajtur edhe me fanellën e klubit londinez te Arsenalit për tete vjet.
Fenerbahce, që zuri vendin e dytë në sezonin e kaluar pas rivaleve te Galatasarayt, ka ndërmarrë një fushatë të fuqishme rekrutimesh për sezonin e ardhshëm, duke përfshirë edhe portugezin Nani, po nga Manchester United dhe mbrojtësin qendror danez te Lille, Simon Kjaer.
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...
Rritet konsumi i duhanit në Kosovë, shqetësim i madh te të r...
FIFA konfirmon një ndryshim të ri në rregullore para fillimi...
Kurti e kap tabllën e filxhanit në emision: Kosova është pak...
Ky është teksti që familja e Vuçiqit donte ta hiqte me çdo k...