Revista prestigjioze “Forbes” shpalli këtë fundvit edhe listën e artistëve më të pasur në glob, listë e cila kryesohej nga Beyonce me të ardhura 105 milionë dollarë dhe më pas pasohej nga Adele me 69 milionë dollarë.
Të gjitha këto të ardhura janë pasqyruar pas llogaritjes së taksave dhe shpenzimeve të tjera ekstra.
Sërish “Forbes”, me një përllogaritje të thjeshtë nga qershori i 2016-ës deri në qershorin e 2017-ës, harku kohor që mat pasurinë e të famshmëve, ka treguar edhe sa para ka fituar kryesuesja e listës në një minutë, transmeton syri.net.
Në një hark kohor prej një minute, Beyonce ka fituar plot 202 dollarë (të pataksuar) ndërkohë që paga mesatare vjetore në Shqipëri për këtë vit ka qenë afërsisht 209 euro neto./syri.net
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...