Hahn do të bëjë publike marrëveshjen që zgjidh krizën në Maqedoni

15:19 | 14 Korrik 2015
M. A.

Shkup, 14 korrik- Kriza politike në Maqedoni sot pritet të përfundoj me marrëveshje mes 4 liderëve politik në Maqedoni. Me këtë do të përfundoj ngërci politik që u paraqit menjëher pas publikimit të aferës së përgjimeve mëson jozyrtarisht Agjencia e Lajmeve Zhurnal.

Me këtë kryeministri, Gruevski do të obligohet që të respektoj marrëveshjen e plot në praktik të 2 qershorit, ndërsa opozita të mer rolin e saj kontrollues dhe të kthehet në Kuvend. Partitë shqiptare, BDI dhe PDSH nuk kanë vërejtje ndaj marrëveshjes së 2 qershorit.

Në ora 18.30 eurokomesari Johanes Han së bashku me tre deputetët tjerë evropian do të mbaj konferencë për shtyp në të cilët d’a njoftoj opinionin e vendit për marrëveshjen eventuale që do t’a arrij me 4 liderët e partive më të mëdha në Maqedoni.

Fillimishtë zyrtari i lartë nga Brukseli, Johanes Han ka realizuar sot paradite takime të ndara në Shkup fillimisht me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thacin, atë të BDI-së, Ali Ahmetin, ndërsa takimet e ndara me kryeministrin Nikolla Gruevskin dhe atë të LSDM-së, Zoran Zaev do t’i realizojë në rezidencën e ambasadorit të BE-së, Aivo Orev.

Ndryshe, Han është i shoqëruar me deputetët Ricard Hovit, Edvard Kukan dhe Ivo Vajgëll që nënkupton se Brukseli kërkon urgjentisht zgjidhjen e ngërcit politik në Maqedoni.

Bashkimi Evropian kërkon nga elitat politike në Maqedoni që të konfirmojn se do t’a zbatojnë në tërësi marrëveshjen e 2 qershorit që parasheh reforma thelbësore në gjykata, prokurori, sundimin e së drejtës, media, kodin zgjedhor, korrupcion dhe sfera të tjera.

Ndërkoh parashihet që zgjidhja e krizës politike të mbaron me zgjedhje të parakohshme parlamentare vitin e ardhshëm në muajin prill.

Shpërndaje në rrjete sociale