Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka folur në debatin e emisionit “Politiko” edhe për raportet me Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke komentuar negociatat e kaluara politike mes dy partive.
Kurti tha se LDK-së i ishte ofruar një pjesë e konsiderueshme e pushtetit ekzekutiv, por sipas tij, partia nuk e pranoi marrëveshjen.
“Po ta kishte LDK për vete, e kishte marrë pozitën e zëvendëskryeministrit dhe katër ministrive. Lirisht LDK le t’i pyesë ata të Partisë Popullore Evropiane. Ata më njohin mua. Neve me 15 deputetë na i ka ofruar katër ministri dhe zëvendëskryeministrin. Ata marrin, le të shkojnë t’i pyesin e t’i shohim çka po thonë ata. Tash jemi në zgjedhje, jemi te populli dhe topi tash është te populli. Kur populli t’ua gjuajë topin, e shohim më 7 qershor”, deklaroi Kurti.
Rritet konsumi i duhanit në Kosovë, shqetësim i madh te të r...
FIFA konfirmon një ndryshim të ri në rregullore para fillimi...
Kurti e kap tabllën e filxhanit në emision: Kosova është pak...
Ky është teksti që familja e Vuçiqit donte ta hiqte me çdo k...
Gresa Bakraqi e argjendtë në Kampionatin Evropian të shtetev...
Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba ...