Gjatë ditës së nesërme pritet të përfundojë masa e caktuar e paraburgimit për deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupit.
Kështu ka deklaruar për Indeksonline avokati i Kadaj-Bujupit, Arim Salhiu i cili ka thënë se nesër edhe pritet të vendoset nëse prokuroria e shtetit do kërkojë zgjatjen e paraburgimit apo jo.
Nëse bëhet një kërkesë e tillë, pritet që Gjykata Themelore ta shqyrtojë atë më 29 dhjetor, kur edhe pritet të mbahet seanca e tyre gjyqësore.
Megjithatë, vet avokati i Kadaj-Bujupit është i bindur se në këtë seancë gjyqësore klientja e tij por edhe Albin Kurti do të lirohen.
“Prokuroria mund të propozojë vazhdimin sepse ne kemi seancën e fundit më datën 29 dhjetor, pra kur edhe është fjala përfundimtare. Unë mendoj se edhe nëse kërkohet vazhdimi i paraburgimit nga prokuroria, ata do të lirohen më 29 dhjetor. Besoj 100 për qind”, ka thënë ai.
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...