Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar një tjetër aferë që po ndodh në doganën e Morinës.
Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Berisha, thekson se makinat e vjedhura në Kosovë blihen me kanabis në Shqipëri.
Duke ju referuar ‘qytetarit dixhital’, Berisha thekson se makinat e vjedhura në Kosovë kalojnë lirshëm në doganën shqiptare, pasi në këtë aferë janë të përfshirë kryedoganieri si dhe policët e kufirit.
Ja çfarë shkruan Berisha:
Makinat e vjedhura në Kosovë blihen me kanabis në Shqipëri!
Të implikuar kryedoganieri dhe policë e doganierë në Morinë!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
“Z. Berisha jam nje qytetar jetoj ne tiran dhe dua tju njoftoj se ne doganen e kuksit kalojn te gjitha makinat pa dogane dhe te denoncuara per te vjedhura ne kosove ne raste te shumta makinat nderrohen me kanabisin e kaluar nga grupe kriminale te lidhura me krye doganierin ,,dhe personat me precedent vetem per. 50 euro hyn nga Mali dhe dalin nga dogana ose ne rastin tjeter personat rregjistrohen te hyr ne kosov dhe nuk rregjistrohen per daljen nga kosova ku ata mund te kryejn fare thjesht vepra kriminale ne shqiperi mbaje anonim emrin nese nuk shkarkohet krye doganieri une do te jem i gatshem te jap edhe emrat e policeve dhe doganiereve qe marrin rryshfet per favorizim krimi te lutem anonim per arsyen e thjesht se kemi familjen se sa per mua personalisht jan vetem tufa plehrash qe mbrohen nga drejtore te caktuar”./syri.net
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...