Christian Pulisic ka shpëtuar Borussia Dortmundin duke i siguruar tri pikë ndaj Hoffenheimit.
Me golin e realizuar në sekondat e fundit të kohës së rregullt të ndeshjes, Christian Pulisic arriti t’i siguroj tri pikë skuadrës së tij në takimin e sotëm (e shtunë) si nikoqir, shkruan portali arbresh.info.
Borussia Dortmundoi fitoi me rezultat të ngushtë 2 me 1 ndaj Hoffenhemit, i cili arriti i pari të sigurojë epërsinë në takimin e xhiros së 17-të në Bundesliga të zhvilluar në Signal Iduna Park. Mark Uth befasoi të gjithë me golin e shënuar në minutën e 21′ pas asistimit nga Pavel Kaderbek.
Por, skuadra e trajnerit Peter Stoger arriti të rikthehet duke përmbysur rezultatin në pjesën e dytë të takimit. Aubamyang barazoi shifrat për 1 me 1 në minutën e 63′, ndërsa Christian Pulisic shënoi golin vendimtar të takimit për t’i dhënë tri pikë të plota “Milionerëve”.
Borussia Dortmundi tani gjenden në pozitën e tretë me 28 pikë, 13 më pak se Bayern Munichu në krye të tabelës, ndërsa Hoffenheimi qëndron në pozitën e gjashtë me 26 pikë./arbresh.info/
Shikoni golat:
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë
Izraeli intensifikon sulmet në Liban, mbi 30 viktima, mes ty...
Sot Kurban Bajrami, Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar d...
Presidenti Begaj uron Bajramin nga qyteti i shenjtë i Mekës