Të paktën 4 persona kanë humbur jetën, ndërsa 24 të tjerë janë plagosur gjatë një aksidenti mes autobusit të një shkolle dhe një treni.
Autoritetet kanë theksuar se 7 persona të plagosur janë në gjendje të rëndë, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info
Ngjarja ka ndodhur në Millas, ndërsa fëmijët ishin kryesisht 11-15 vjeç.
Aksidenti mes trenit dhe autobusit ka ndodhur në kryqëzimin Perpignanit dhe Prades, në rajonin Pyrenees –Orientales, në jug të Francës.
Dëshmitarët kanë theksuar se autobusi është ndarë në dysh, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...