Disa gjendeshin në gjunjë, të tjerë ishin shtrirë barkas, por 18 fëmijë boshnjakë dhe dy mësues të tyre arritën të luanin njëkohësisht një pjesë muzikore në piano, duke shënuar një rekord të ri botëror.
Pjesëmarrësit u trajnuan për 3 muaj për performancën e tyre të përbashkët me pjesën “Galop-Marche”, të cilën kompozitori Albert Lavignac e shkroi në shekullin e XIX për 8 duar.
Shfaqja u mbajt në Bashkinë e qytetit të Sarajevës, e cila i është nënshtruar rinovimeve pasi u përfshi nga flakët gjatë luftës së viteve ’90.
Secili prej pjesëmarrësve përdori një dorë për të luajtur pjesën. Përpjekja e tyre, që ende duhet të njihet zyrtarisht nga “Guinness World Records”, mund rekordin paraprak të vendosur nga 18 të rinj italianë në vitin 2014.
Performuesit e së martës ishin nxënës muzike të moshës 9 deri në 15 vjeç, nga komunitetet boshnjako-kroate dhe serbe. Në një vend ende të përçarë, koncerti përcolli një mesazh paqeje, dashurie e miqësie./tch/
Siria shënon një vit nga rrëzimi i Bashar al-Assad
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq