Cristiano Ronaldo ka pranuar që Antonio Pintus, trajneri i fitnesit te Real Madridi, beson që superylli i Portugalisë është një “psikopat i vërtetë”.
Ronaldo është i njohur për oreksin e tij të madh në palestër dhe është shpërblyer për gjithë mundin e tij duke fituar Topin e Artë, i cili u prezanto mbrëmjen e së enjtes, transmeton portali arbresh.info.
“Trajneri i fitnesit në Real Madrid, Antonio Pintus, tallet duke më thënë se jam një psikopat i vërtetë”, ka pranuar Ronaldo për ‘France Football’.
“Ai nuk ka parë asnjëherë dikë si mua, sa i përket intensitetit që punoj. Kur hy në dhomën e peshave, nuk flas më me dikë. Përqendrohem vetëm në punën që kam”
Ronaldo barazoi rekordin e Messit me Topin e pestë të Artë të fituar mbrëmjen e kaluar./arbresh.info/
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...
Parashikimi i motit për ditën e Kurban Bajramit
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërga...
Gjendet pa shenja jete një grua 60-vjeçare në Ferizaj
Marca me artikull të veçantë: Muriqi nuk është “Pirati”, ai ...