Tifozët e Manchester United kanë shijuar një aftësi të jashtëzakonshme të Paul Pogbas mbrëmjen e kaluar në fitoren 2 me 1 ndaj CSKA Moscow në Ligë të Kampionëve.
“Djajtë e Kuq” fituan grupin e tyre duke përmbysur rezultatin dhe Paul Pogba ishte lojtari i ndeshjes pas performancës së mrekullueshme në Old Trafford kundër gjigantit rus, transmeton portali arbresh.info.
Përveç asistimit të bukur në golin e realizuar nga Romelu Lukaku, Pogba arriti të kalojë në mënyrën e tij tre lojtarë të CSKA Moscow me një super trik afër linjave.
Se si Paul Pogba arriti ta bënte këtë mbetet ende një befasi për tifozët e skuadrës angleze të Jose Mourinhos.
Shikoni në videon më poshtë këtë moment të postuar në rrjetin social Twitter./arbresh.info/
???@paulpogba pic.twitter.com/wduwkB6djT
— Tobi (@Tobjizzle) December 5, 2017
Mediat ndërkombëtare për zgjedhjet në Kosovë: Vendi i varfër...
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen hesh...
SHBA vijon sulmet ndaj Iranit, godet dy dronë në Ngushticën ...
Molliqaj: Sa më i madh numri i votuesve, aq më e madhe demok...
LDK u bën thirrje qytetarëve të dalin në votime: Çdo votë ka...
Mbi 304 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrje...