Mëngjesin e të dielës pothuajse në gjithë Zvicrën ka mbretëruar një mot me ngrica.
Kjo, sigurisht ka qenë më e theksuar në zonat e larta dhe malore. Temperatura më e ulët sot, ka qenë minus 23.4 gradë celsius, e regjistruar në Buffalora, në Offenpass të Kantonit Graubünden, njofton SRF-Meteo.
Por kjo temperaturë nuk ka qenë njëherësh më e ulëta e shënuar deri tash në këtë stinë. Në Jungfraujöch, një javë më parë është regjistruar një temperaturë për 0.3 gradë më e ulët (minus 23.7 gradë).
Ndërsa në mëngjesin e sotëm, në pikën e përmendur ka qenë “vetëm” minus 21 gradë celsius, shkruan albinfo.ch.
Por afërsisht kaq ftohtë ka qenë edhe në fshatin La Brevine që ndryshe quhet edhe “Siberia e Zvicrës”. Me minus 22.8 gradë, ky fshat në mëngjesin e sotëm ka qenë vendbanimi më i ftohtë në Zvicër.
Mot mjaft i ftohtë ka mbretëruar mbrëmë dhe paraditen e sotme edhe në Tiçino, të njohur si “tarracë diellore” e Zvicrës. Në Megadino , temperaturat janë ulur deri në minus 7.5 gradë.
Sipas SRF Meteo shkak për këto temperatura të ulëta ka qenë nata e mbrëmshme që ka qenë e kthjellët./albinfo.ch
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...