“Giallorossët” kanë siguruar tri pikë të plota në ndeshjen në Sadio Olimpico ndaj Spalit.
AS Roma ka siguruar fitore me rezultat 3 me 1 ndaj skuadrës së Leonardo Semplicit, e cila mbeti me vetëm dhjetë lojtarë në fushë që nga minuta e 11′ e ndeshjes, shkruan portali arbresh.info.
Gjyqtari Rosario Abisso ndëshkoi fillimisht me karton të verdhë mbrojtësin Felippe, i cili bëri një ndërhyrje të palejuar ndaj Edin Dzekos, para se ta dërgonte atë jashtë fushe direkt me karton të kuq pas shqyrtimit të rastit përmes teknologjisë VAR.
Hapësira e krijuar në mungesë të tij u shfrytëzua mirë nga nikoqirët ende pa kaluar mirë dhjetë minuta lojë. Edin Dzeko realizoi gol të bukur për 1 me 0 (19′) pas një asistimit të bukur El Shaarawy. Ky i fundit asistoi edhe në golin e realizuar në minutën e 32′ nga Kevin Strootman. Skuadra e Eusebio Di Francescos thelloi edhe më tej epërsinë në pjesën e dytë duke shënuar për 3 me 0 përmes Lorenzo Pellegrinit.

Pas 15 xhirove, reprezentuesi i Italisë shënoi golin e parë të këtij edicioni me kokë në minutën e 53′. Futbollisti serb Aleksander Kolarov ishte asistues i golit nga 21-vjeçari.
Por, mysafirët arritën ta ngushtojnë disavantazhin vetëm disa minuta më vonë. Mesfushori qendror Federicio Viviani dështoi me goditjen nga pika e bardhë në minutën e 55′, por kur topi iu rikthye, 25-vjeçari u tregua i pamëshirshëm ndaj Alisson Ramses Beckerit.
Roma tani ka 34 pikë në pozitën e katërt në tabelës e Serie A, ndërsa Spali qëndron në zonën e dëbimit me vetëm dhjetë pikë./arbresh.info/
Formacionet e ndeshjes:
AS Roma: Alisson; Florenzi, Manolas, Juan Jesus, Kolarov; Pellegrini, Gonalons, Strootman; Cengiz Under, Dzeko, El Shaarawy.
Spal: Gomis; Cremonesi, Vicari, Felipe; Lazzari, Schiattarella, Grassi, Viviani, Mattiello; Paloschi, Borriello.
Shikoni golat:
https://streamable.com/a88vs
https://streamable.com/6p0vv
https://streamable.com/wc5nc
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...