Deputetët Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi do të vazhdojnë të mbahen në paraburgim.
Ky është vendimi që trupi gjykues i Gjykatë Themelore të Prishtinës ka marrë në fund të seancës gjyqësore që u mbajt të premten, për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend të Kosovës, në vitin 2015, raporton Gazeta Express.
Gjatë kësaj seance është përjashtuar deputetja Kadaj-Bujupi, për shkak te ofendimit të dëshmitarit Nuredin Ibishi, ish-deputet i LDK’së.
Të akuzuar në këtë rast janë edhe deputetët tjerë të VV’së, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu të cilët mbrohen në liri.
Seanca e radhës është caktuar të mbahet më datën 7 dhjetor 2017, në ora 09:00.
Për këtë seancë janë paraparë të ftohen dëshmitarë Armend Zemaj, Naser Osmani dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...