Një tigër është qëlluar për vdekje nga vetë pronari i tij, pasi u largua nga një cirk në Paris, të premten në mbrëmje.
Kafsha me peshë 200 kg, u vra me tre plumba afër sheshit Carlo Sarrabezolles. Një linjë tramvaji u mbyll përkohësisht ndërsa kafsha ishte në arrati.
Policia ka nisur një hetim mbi arratisjen e tigrit dhe pronari është ndaluar. Një zëdhënës i skuadrave të zjarrfikësve, që ndërhynë për të zgjidhur situatën tha se pronari ishte në gjendje shoku dhe se kur ata kishin arritur në vendngjarje, tigri thuajse kish ngordhur.
Sipas tij, tigri ishte vrarë në një rrugë ku nuk kishte kalimtarë. Zyrtarët lokalë thanë ndërkohë se ishin të shqetësuar për masat e sigurisë në cirkun nga ku tigri ishte arratisur.
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën