Dy ditë më parë aksioni i policisë për të vënë në pranga 3 drejtues të policisë në Vlorë, dështoi pasi ato nuk u gjetën në banesën e tyre.
Pas dështimit të operacionit, akuza të rënda u hodhën ndaj policisë dhe ministrisë së Brendshme për dekonspirim të operacionit.
Mësohet se ditën e sotme, ministri Xhafaj do të dorëzojë një kallëzim penal për nxjerrjen e sekretit hetimor në lidhje me arrestimin e 3 zyrtarëve të cilët tashmë rezultojnë të arratisur nga vendi.
Këtë zhvillim e paralajmëroi Rama mbrëmë në emisionin “360 gradë” te Artur Zhehit.
“Ministri i Brendshem Fatmir Xhafa do të nisë neser një kallëzim penal per dekonspirimin e aksionit të policisë per arrestimin e 3 ish zyrtarëve të lartë”-tha mbrëmë Rama.
3 zyrtarët e policisë në Vlorë akuzohen për lidhje me bandën e Habilajve dhe emrat e tyre janë zbardhur edhe në dosjen e famshme të ardhur nga Italia./albeu.com
Ylli i Barcelonës vendosi një rekord të padëshiruar në ndesh...
Britania në Këshill të Sigurimit kërkon që Beogradi ta vë pa...
Kallas thirrje Izraelit: Ndaloni sulmet ndaj Libanit!
Instituti i Mjekësisë Ligjore përfundon analizat për zjarrin...
SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut
Serbia vazhdon viktimizimin në Këshillin e Sigurimit për ser...