Sikurse të gjitha komunat e tjera në vend, edhe Komuna e Kaçanikut ka pasur performancë të dobët menaxheriale.
Auditori i Përgjithshëm për vitin 2014 për këtë komunë ka pasur një sërë vërejtjesh e rekomandime, duke nisur me dobësitë në kontrolle për të konfirmuar plotësinë, saktësinë dhe pronësinë e pasurisë.
Auditori ka konstatuar se pasqyrat vjetore financiare thuhet se i kanë përmbushur kërkesat për prezantim, por kanë përfshirë një numër të pasaktësive dhe gabimeve.
Bahri Selimi, drejtor i Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit, në Komunën e Kançanikut, ka thënë që raporti i Auditorit për vitin 2014 i ka nxjerrë më keq se gjatë vitit 2013.
Mangësi janë evidentuar edhe në kontrollet menaxheriale, ndërsa donacionet janë realizuar në vetëm 46 për qind e buxhetit.
Auditori në këtë komun ka gjetur një sërë parregullësish sistematike lidhur me shpenzimet nëpërmes prokurimit.
Mangësi kishte edhe në regjistrin e pasurive kapitale dhe jokapitale, kurse nuk është kryer as inventarizimi i këtyre pasurive.
Kandidati për president të Real Madridit, Riquelme: Florenti...
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbërit, një viktimë dhe dy të ...
Teherani: Jemi ende nën “hijen e luftës”
Hoxha: Kosova prioritet absolut i politikës së jashtme të Sh...
Zbulohet formacioni më i mirë i sezonit në Ligën e Kampionëv...
ZYRTARE: Konate largohet nga Liverpooli, pas përfundimit të ...