Për t’i dal në ndihmë Valmir Limanit, klubi FC Tërpeza ka bërë një organizim human.
FC Tërpeza njofton se të shtunën do të zhvillohet një ndeshje humanitare ndaj reprezentacionit të Miros Liga Total Pozheranit, shkruan portali arbresh.info.
Valmir Limani, i cili ishte i shtrirë në Klinkën e Hematologjisë në Prishtinë, vuan nga leukemia dhe gjendja e tij është duke u rënduar gjithnjë e më shumë.
Shërimi i kësaj sëmundje nga e cila vuan 18-vjeçari nuk është i mundur në Kosovë dhe familja e tij nuk mundësi financiare ta dërgoj atë për trajtim në Turqi.
Ministria përkatëse ka ndarë një shumë prej 30 mijë euro, por për fazën e parë të trajtimit, shuma që nevojitet është 80 mijë euro.
Në ndeshjen që zhvillohet të shtunën duke filluar nga ora 18:00 do të marr pjesë edhe kampioni i Kosovës në futboll – FC Liburni./arbresh.info/
Valmir Limanin mund ta ndihmoni përmes:
E konfirmuar: Trepça e pret Vushtrrinë në Mitrovicë, pritet ...
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve