Deputeti i VV-së Frashër Krasniqi nuk do të mundet ta ushtrojë më detyrën e tij si përfaqësues i popullit në Kuvendin e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i aktivistëve të VV-së, Tomë Gashi, të cilët sot u dënuan nga Gjykata Themelore për sulm në Kuvendin e Kosovës, me gjithsej 21 vjet burgim, shkruan arbresh.info.
Frashër Krasniqi është dënuar me 8 vjet burgim dhe për këtë Gashi ka thënë se ai nuk do të mundet ta ushtroj më postin e tij prej deputeti.
Aktivistët e tjerë të dënuar janë Atdhe Arifi me 6 vjet, Adea Batusha me 2 vjet dhe Egzon Arifi me 5 vite e 6 muaj./arbresh.info/
“Muriqi ‘Topi i Artë’”, “Muriqi ‘Topi i Artë” – thirrjet e t...
BBC: Sondazhet për zgjedhjet në Hungari sugjerojnë se Péter ...
Mbyllen votimet në Hungari, pjesëmarrja mbi 77.8%
Man City deklason Chelsean – shfrytëzon gafën e Arsenalit dh...
E rëndë në Vlorë, fëmija tre-vjeçar bie nga ballkoni i katit...
Shkurtimi i financimit për Serbinë, deputetja britanike: Bru...