Presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe thuhet se po refuzon të largohet nga pozita e tij, përkundër thirrjeve për dorëheqje.
93 vjeçari është vendosur në arrest shtëpiak gjatë grusht shtetit ushtarak të së mërkurës, në mes të një lufte të pushtetit mbi atë se kush do ta pasojë atë, transmeton portali arbresh.info
Ushtria tha të premten se ishte “e angazhuar” me z. Mugabe.
Gjithashtu është thënë se po arrestojnë “kriminelë” përreth presidentit, por nuk kanë dhënë emra.
Disa zyrtarë të lartë thuhet të jenë arrestuar që nga e mërkura.
“Të tjerët janë në arrati”, deklaroi ushtria.
Në një deklaratë televizive, ushtria tha se do ta këshillonte kombin për rezultatin e bisedimeve me z. Mugabe “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Kreu i opozitës Morgan Tsvangirai tha se ishte “në interes të popullit” që zotëri Mugabe “jepte dorëheqjen menjëherë”./arbresh.info/
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...