Keqpërdorimi i ujit nga qytetarë të papërgjegjshëm ka lënë për tri ditë radhazi pa furnizim me ujë një pjesë të qytetarëve në disa lagje të Prishtinës.
Për pasojë, lagjja “Kodra e Trimave” po përballet me mungesën e ujit të pijshëm tash e sa ditë, raporton KTV.
Mungesa e ujit, pronarit të shtëpisë që banon mbi kuotën e rezervuarëve të furnizimit me ujë po në këtë lagje, i ka shkaktuar edhe sëmundje lëkure te fëmijët e vegjël.
Kjo për shkakun se ujin që ai e përdor në shtëpi ndodh shpesh edhe t’i ketë qëndruar me javë nëpër shishe.
E për të mos qenë diskriminues te qytetarët, kompania e ujësjellësit rajonal “Prishtina” do t’i ndëshkojë keqpërdoruesit e ujit me ndërrim të orarit të furnizimit me ujë, transmeton Koha.net.
Ujësjellësi do të nisë me shkurtim të kohës së furnizimit, e ujë pritet të kenë lagjet që deri tash kanë pasur mungesë.
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzohen në Londër, i pret një...
Khvicha Kvaratskhelia shpallet lojtari i sezonit në Ligën e ...
Zelensky: Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës, agresioni i saj ...
Suarez mbetet jashtë listës së Botërorit
Kurti: Masakra në Studime e Poklek, dëshmi e krimeve të krye...
Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës