Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, është përfshirë në konflikt të pastër të interesit; një komunë në veri punon me rregullore të UNMIK-ut; ndërsa ajo e Drenasit ka paguar mijëra euro nga vendimet e gjykatës.
Këto janë vetëm disa nga shkeljet që komunat kanë bërë në vitin e kaluar sipas Auditorit të Përgjithshëm, raporton KTV.
Për Komunën e Klinës, auditori përmend trendin e rritjes së shpenzimeve për dreka, kompensimin e paarsyetuar të kryetarit për udhëtime jashtë vendit, apo edhe pagesat e mantelbardhëve për stimulim.
Në Komunën e Vitisë është dëmtuar buxheti me mbi 12 mijë euro për shkak të llogaritjes gabim të ndalesave për lehonat. Komuna e Istogut kishte paguar më shumë se 43 mijë euro për projektin që s’kishte përfunduar.
Në kryeqytet auditori ka gjetur kontroll të dobët financiar mbi shpenzimet dhe të hyrat.
Komuna e Ferizajt ka paguar vitin e kaluar mbi 400 mijë euro për vendime gjyqësore, ndërsa nuk kishte marrë asnjë cent nga menaxhimi i parkingjeve prej shoqatave të dala nga lufta.
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzohen në Londër, i pret një...
Khvicha Kvaratskhelia shpallet lojtari i sezonit në Ligën e ...
Zelensky: Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës, agresioni i saj ...
Suarez mbetet jashtë listës së Botërorit
Kurti: Masakra në Studime e Poklek, dëshmi e krimeve të krye...
Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës