Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po vazhdon komunikimin direkt me strukturat dhe qytetarët e vendit, komunë për komunë, për të diskutuar rreth realizimit të idesë për zhvillim të qëndrueshëm të Kosovës. Deputetët e AAK-së kanë qëndruar sot në Pejë, ku janë pritur nga strukturat e kësaj dege të Aleancës, me në krye Muhamet Malën, kryetar dhe nga qytetarë të Pejës, pjesëmarrës në diskutim.
Në takimin e sotëm më strukturat e AAK-së në Pejë, shefja e GP të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se “një politikë qëndrueshmërie kërkon prej gjithësecilit të përceptojë përgjegjësi përtej ditës dhe vetes, gjë që mund të realizohet, nëse bëhemi të vetëdijshëm se interesat tona personale janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme me ato të rrethit ku jetojmë”.
Ndaj, ka thënë ajo, “ideja e të qenurit vend i qëndrueshëm, duhet të na imponojë ndërmarrjen e një hapi cilësor drejt pjesëmarrjes qytetare dhe, në fund të fundit, buxheti i Kosovës iu takon qytetarëve të saj, nuk është pronë private e askujt dhe nuk duhet të konsiderohet si i tillë”.
Deputetët e Aleancës kanë thënë se qytetarëve të Kosovës po ju mohohet e drejta për pjesëmarrje në planifikimet, vendimet apo projektet e inicuara politikisht apo në pikëpamje administrative nga Qeveria e Kosovës.
Buxheti i Kosovës vjen nga taksat e qytetarëve dhe këto taksa duhet t’u kthehen, poa ashtu, qytetarëve tanë. Qeveria duhet të tregohet e përgjegjshme për këtë. Asnjë politikë buxhetore nuk guxon të dizajnohet në përputhje me hartën dhe matematikën elektorale, por me nevojën dhe domosdoshmërinë e investimeve, komunë për komunë, fshat për fshat, lagje për lagje, është thënë nga deputetët e Aleancës në takimin e sotëm me struktura të AAK-së në Pejë dhe me qytetarët pjesëmarrës në këtë diskutim.
Vdekja e babait të Calit, Gucati: Dhimbja bëhet më e thellë ...
Haxhiu uron Krishtlindjen: Le të sjellë ngrohtësi në zemra d...
Abdixhiku: Kosova e shqiptarët e saj kanë qenë shembull i ha...
Kurti uron Krishtlindjen
Internacionalja Socialiste mbështet VV-në dhe Albin Kurtin n...
Përparim Rama pret në takim Dafina Zeqirin, i dhuron “Hyjnes...