Partia qeverisëse e Zimbabves ka akzuar shefin e ushtrisë së vendit për “shkaktim të trazirave”, pasi ai paralajmëroi ndërhyrje të mundshme ushtarake në politikë.
Gjenerali Constantino Chiwenga kishte sfiduar presidentin Robert Mugabe pasi shkarkoi nënkryetarin, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Ai shtoi se ushtria ishte e gatshme të vepronte për t’i dhënë fund spastrimeve brena partisë Zanu-PF të Mugabes.
Partia tha se komentet e gjeneralit ishin “llogaritur për të prishur paqen kombëtare dhe për të nxitur kryengritje”.
Në deklaratë, partia tha se kurrë nuk do t’i dorëzohej kërcënimeve ushtarake.
Mugabe shkarkoi nënkryetarin Emmerson Mnangagwa javën e kaluar, pasi ai ka shfaqur “tirape të pabesisë”./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...