Ministria e mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se ushtria e ka përfunduar shkatërrimin e tonelatave të municionit dhe të mijëra armatimeve, që kishin dalur jashtë përdorimit kur Shqipëria u pranua në NATO.
Ministrja e mbrojtjes, Olta Xhaçka, tha dje se municionet e fundit ishin shkatërruar në kapacitetet në pjesën qendrore të Shqipërisë.
Shqipëria u anëtarësua në NATO në vitin 2009 dhe i ka zëvendësuar pushkët automatike të vjetruara të tipit Kalashnikov me armatim të standardeve të NATOs.
Afro 26 mijë tonelata municion dhe më tepër se 100 mijë armë të vogla, të prodhimit sovjetik dhe kinez, janë shkatërruar në kuadër të transformimit.
Afro 656 mijë armatime dhe 1.5 miliard municione ishin vjedhur nga depot ushtarake shqiptare në vitin 1997, gjatë trazirave civile, që ishin shkaktuar nga mashtrimet në skemat piramidale, raporton agjencia AP nga Tirana.
Mbi 1 milion euro për Komitetin Olimpik të Kosovës
Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të...
Seanca e Kuvendit shtyhet për në orën 13:00 për shkak të hom...
Qytetarja në Mejë i drejtohet Osmanit: Luaneshë, Ibrahim Rug...
Kryeministri Kurti nderon të zhdukurit me dhunë gjatë luftës
Kurti asnjë fjalë për presidentin – nesër përfundon af...