Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn i pyetur se sa ka mundësi që të hapen negociatat për Shqipërinë vitin tjetër, ka thënë se ende qëndron problemi me azilkërkuesit që dëmtojnë reputacionin e vendit.
“Pres që Progres-Raporti për Shqipërinë, që do të dalë në prill të vitit të ardhshëm, të jetë pozitiv. Po ashtu pres raport pozitiv edhe për vendet fqinje, të përfshira në proceset e integrimit: Maqedoninë dhe Malin e Zi. Nuk ka feedback negativ për Shqipërinë prej asnjërit nga vendet anëtare. Por Shqipëria duhet të zgjidhë problemin e azilkërkuesve në vendet e BE, pasi ai dëmton reputacionin e Shqipërisë në opinionin publik të vendeve anëtare. Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë në rrugën e duhur”, u shpreh Hahn për Deutche Welle, shkruan Lapsi.al.
Komisioneri nuk e përmendi këtë problem në konferencën e përbashkët me Edi Ramën.
Çështja e azilkërkuesve, deklaroi Hahn në konferencën në kryeministri është drejt përmirësimit. Ajo ç’ka e pengon Shqipërinë sipas tij ishte mungesa e rezultateve konkrete nga procesi i Vettingut.
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...